Site icon Telegrafi

Messi: Më lënduan fjalët e Laportas, ai nuk kishte nevojë t’i thotë ato

Lionel Messi është rikthyer të flas për largimin e tij nga Barcelona.

Futbollisti më i mirë në histori është larguar nga Barcelona në drejtim të PSG-së si transferim i lirë.

E presidenti i Barcelonës, Joan Laporta kishte thënë disa ditë më parë se shpresonte që Messi të pranonte të luante falas për Barcelonën.

“Shpresova që në minutën e fundit Messi do të thoshte që do të luaj falas. Do të më pëlqente diçka e tillë dhe ai do të më bindte. E kuptoj që LaLiga do ta kishte pranuar, por ne nuk mund t’ia bëjmë atë pyetje një lojtari të nivelit të tij”.

“Gjithçka tregonte se ai kishte një ofertë nga PSG. Të gjithë e dinin se ai kishte një ofertë shumë të fuqishme. Ne e dinim nga Messi që ata kishin marrë një ofertë të mirë”.

“Mendova ashtu pasi e njoh, ai u ngjit në ekipin e parë kur isha president dhe e ndihmova shumë familjen e tij. Ai e dinte që kur ta rimerrnim veten financiarisht do ia kishim kthyer në mënyrë të ndërsjellë”, kishte deklaruar Laporta ditë më parë.

Këto fjalë të presidentit të Barcelonës e kanë lënduar shumë gjeniun argjentinas.

Lexo po ashtu Messi konfirmon se një ditë do të rikthehet te Barcelona: Dua të bëhem sekretar teknik

Në një intervistë të dhënë për të përditshmen katalunase Sport, Messi ka thënë se e lënduan fjalët e Laportas.

“Askush nga Barcelona nuk më kërkoi të luaja falas, pranova një ulje mbi 50 për qind të pagës dhe isha gati ta ndihmoja klubin edhe më shumë”.

“Fjalët e presidentit Joan Laporta më lënduan, nuk e meritova dhe nuk ishte nevoja që ai t’i thoshte”, deklaroi Messi. /Telegrafi/

Exit mobile version