Site icon Telegrafi

Messi lë anash Griezmannin, e lidh lojën e tij me Ansu Fatin

Ansu Fati, Antoine Griezmann, Lionel Messi (Foto: Getty Images/Guliver)

Ansu Fati vazhdon ta shkruajë historinë me Barcelonën. Talenti 17 vjeçar po thyen rekorde sa herë që luan në La Liga apo në Ligën e Kampionëve.

Diçka të tillë ai e bëri të dielën mbrëma duke shënuar dy gola të shpejtë brenda dy minutash (më saktësisht brenda 103 sekondash) në fitoren prej 2-1 kundër Levantes.

Në këtë mënyrë, ai u bë lojtari më i ri në histori të La Ligas që shënon dy gola në një ndeshje (në moshën 17 vjet e 94 ditë).

(Foto: Marca)

Të dy golat e tij erdhën përmes pasimeve nga Lionel Messi dhe duket se argjentinasi pëlqen më shumë ta lidhë lojën me Fatin sesa me Antoine Griezmann – raporton Marca.

Gjatë ndeshjes ndaj Levantes, Messi dhe Griezmann ia pasuan topin njëri-tjetrit gjashtë herë në total, nga tri herë secili.

https://twitter.com/GIFGoat10/status/1224117331921702913

Lexo po ashtu Bashkëpunimi Messi-Fati, ia siguron Barcelonës tri pikë të reja

“Kam kaluar shumë vite duke e shikuar atë (Messin) duke luajtur dhe të jem në krah të tij, është një ëndërr”, ka deklaruar Fati për ikonën argjentinase. /Telegrafi/

Exit mobile version