Befasia e madhe në futboll pritet të ndodh në verën e vitit 2018, pasi pritet që ylli i madh botëror, Lionel Messi të largohet nga Barcelona.
Saga e rinovimit të kontratës së Lionel Messi është duke u stërzgjatur tash e një kohë me argjentinasin që ende nuk ka rinovuar dhe me letra mbetet vetëm edhe një vit tek Barcelona.
Më herët gjatë ditës drejtuesit e Barcelonës e cilësuan si punë procedurale rinovimin e Messit, pasi palët kanë arritur marrëveshje në parim.
Megjithatë, kështu nuk mendon edhe mediumi Onda Cero, të cilët raportojnë se pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk do të rinovojë kontratën e tij me gjigantin katalunase dhe do të bëhet një agjent i lirë vitin e ardhshëm.
30-vjeçari ka më shumë se 17 vite si pjesë e Barçës dhe një largim i tij pas atij të Neymar do të ishte humbje e madhe për katalunasit dhe dhimbje e madhe për tifozët e klubit. /Telegrafi/