Philippe Coutinho është raportuar se mund të kalojë në radhët e Barcelonës.
Kjo është dëshira edhe e sulmuesit e Barcës, Neymarit i cili kohë më parë kishte ‘lobuar’ për ta sjell futbollistin te kampioni aktual spanjoll.
Por sipas “Diairo Gol”, Lionel Messi frikësohet se Coutinho mund të sjellë probleme në repartin sulmues të ekipit dhe në bashkëpunimin me Luis Suarezin, transmeton Telegrafi.
Kjo ka bërë që argjentinasi të jetë kundër blerjes së brazilianit, i cili këtë vit është një ndër lojtarët kryesor të Liverpoolit.
Ndryshe, Coutinho është në radarin edhe të shumë klubeve evropiane, gjersa ka luajtur edhe për italianët e Interit. /Teelgrafi/