Lionel Messi tani 31 vjeç, vazhdon të jetë në krye të sportit edhe sa i përket pagave. Këtë vit kalendarik, ai ka shënuar 34 gola. Me këso statistika, normalisht që ai e ka edhe pushtetin financiar.
Sportistët tani kanë potencial për të fituar të ardhura më shumë se kurrë, kjo fal të drejtave televizive, sponsorizimeve dhe reklamave.
Kjo pasi sportistët edhe pse shumica prej tyre luajnë në sporte kolektive, individualisht fitojnë shuma të mëdha.
Është gjithashtu e rëndësishme të thuhet se shumica e sportistëve në listë janë nga SHBA – 62, ndërsa 38 vijnë nga vendet e tjera.
Në krye të listës për vitin e shkuar sipas revistës ‘Forbes’ është Lionel Messi si më i paguari.
Pas tij vjen sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe pastaj Neymar i Paris Saint-Germain.
Argjentinasi fitoi në total prej 127 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar, 92 milion dollarë vijnë nga paga e tij.
Sipas listës së Forbes 2019, Ronaldo e ndjek me 109 milion dollarë të ardhura dhe Neymar me 105 milionë dollarë.
Boksieri Canelo Alvarez dhe tenisti Roger Federer kompletojnë top-5. /Telegrafi/