Lionel Messi zyrtarisht është larguar nga Barcelona, pasi vazhdimi i kontratës me gjigantin katalunas ishte i pamundur.
E gjitha kjo ka të bëjë me financat dhe Barcelona nuk ka mundur ta depozitoj kontratën e re të Messit në La Liga.
Edhe pse palët kishin arritur një marrëveshje paraprakisht, zyrtarizimi i kësaj marrëveshje ishte i pamundur.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se Messi ka qenë i vendosur të qëndrojë te Barcelona dhe për këtë ka refuzuar dy oferta të mëdha financiare muaj më parë.
Paris Saint Germain dhe Manchester City kanë qenë dy skuadrat që kanë kontaktuar argjentinasin, por ky i fundit i ka refuzuar ato duke i thënë se ka vendosur të qëndrojë te Barcelona.
Qëllimi i Messit ishte të vazhdonte kontratën edhe për pesë vite te Barcelona dhe ta mbyllte karrierën e jashtëzakonshme të tij në Camp Nou.
Gjithsesi menjëherë pas zyrtarizimit nga klubi kataluas, PSG ka kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit dhe dëshiron transferimin e tij.
Parisienët janë skuadra favorite për ta transferuar Messin për faktin se në Parc de Princes janë edhe miqtë e ngushtë të Messit si Neymar, Angel Di Maria apo Leandro Paredes. /Telegrafi/
Paris Saint-Germain started new contacts to ask about Leo Messi situation yesterday, right after La Liga blocked new contract agreement with Barça 🔴🇦🇷 #PSG
Messi will take his time to see what happens. He turned down PSG and City approaches months ago, as he only wanted Barça.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 6, 2021