Telegrafi

Messi kërkon trajnerin Bielsa te Barcelona

Trajneri i njohur Marcelo Bielsa është emri i fundit i lidhur me stolin e Barcelonës, ndërsa thuhet se emri i tij favorizohet nga ylli i ekipit, Lionel Messi.

Klubi katalunas thuhet se nuk është aspak i kënaqur me rendimentin e treguar nga skuadra nën urdhrat e trajnerit Quique Setien.

Gjatë javëve të fundit janë përfolur shumë emra të mundshëm për trajner të ardhshëm të Barcelonës, ndërsa së fundmi kësaj liste i është shtuar edhe Bielsa.

Lexo po ashtu Lojtarët e Barcelonës kanë vendosur, duan Kluivertin si pasues të Setienit

Sipas mediumit britanik The Sun, Bielsa është trajneri që Messi dëshiron të marrë përsipër drejtimin e Barcelonës gjatë kësaj vere.

Trajneri i Leeds Unitedi thuhet se është kandidati i favorizuar i yllit argjentinas për të zëvendësuar Setien, i cili nuk ka bindur Messin dhe bashkëlojtarët e tij.

Lexo po ashtu Blanc është gati ta marr drejtimin e Barcelonës

65-vjeçari sapo e ka udhëhequr Leedsin drejt rikthimit në Ligën Premier pas fitimit të titullit në Championship, por kontrata e tij skadon këtë muaj.

Xavi Hernandez, Patrick Kluivert dhe Laurent Blanc kanë qenë më të përfolurit për të marr drejtimin e ekipit nga Camp Nou. /Telegrafi/