Telegrafi

Messi ka shënuar dyfish gola më shumë se sa të gjithë sulmuesit e Real Madridit

Forma e golashënuesit më të mirë në La Liga, Leo Messi, dallon shumë më shifra nga kundrejt të gjithë sulmuesve të Real Madridit.

Messi ka shënuar këtë sezon 12 golat, dy herë më shumë se sa që kanë shënuar të gjithë sulmuesit nga Santiago Bernabeu.

Është e vërtetë se lëndimet dhe pezullimi i Cristiano Ronaldos ka bërë që numri i golave të shënuar nga Los Blancos të jetë i vogël, por nuk duhet minimizuar as fillimin e jashtëzakonshëm nga Messi.

Njëra nga arsyet e dështimit është edhe mungesa e golave të shënuara. Tetë pikë diferencë mes Real Madridit dhe Barcelonën, nuk janë edhe lehtë të rikuperueshme.

Bale dy gola, Benzema, Cristiano Ronaldo, Mayoral dhe Lucas kanë shënuar nga një, gjithsej gjashtë gola.

Barcelona është duke e dominuar kampionatin dhe Reali duhet të fillojë të mendojë për fitore dhe gola, pasi koha po ecën.

Simone Zaza është sulmuesi që e ndjek më së afërmi Lionel Messin dhe italiani ka 9 gola deri më tani. /Telegrafi/