Telegrafi

Messi ka një kusht të madh për të rinovuar kontratën me Barcelonën

Lionel Messi. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Lionel Messi do të rinovojë kontratën me Barcelonën sipas ish-nënkryetarit të klubit Emili Rousaud.

Kapiteni i kataluansve ka kontratë deri në verën e vitit 2021 dhe Barcelona prej kohësh është në bisedime për kontratë të re.

Por duket se për të vazhduar kontratën Messi i ka vendosur një kusht Barcelonës, që ta rikthejnë në Camp Nou shokun e tij Neymar nga PSG.

Rousaud është i bindur se Barcelona do ta rikthejë brazilianin me të vetmin qëllim që të vazhdojnë edhe bashkëpunimin me kapitenin.

“Unë jam i bindur se Messi dhe Barcelona do të arrijnë së shpejti marrëveshje për rinovimin e kontratës”, deklaroi Rousaud.

“Për të arritur marrëveshje, të dyja palët duhet të bëjnë një lloj lëshimi, pasi do të befasohesha nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë”.

“Nga ana tjetër është shumë e mundur që Neymar të kthehet në Camp Nou, pasi kjo pandemia do t’i ulë çmimet e futbollistëve dhe rikthimi i brazilianit do të bënte që Messi të vendos qëndrimin në Barcelonë”, përfundoi Rousaud.

Messi dhe Neymar kanë krijuar një lidhje shumë të mirë dhe argjentinasi gjithmonë ka thënë se mirëpret rikthimin e brazilianit në Barcelonë.

Por përveç rikthimit të Neymarit, Messi ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës edhe transferimin e bashkëkombësit të tij Lautaro Martinez nga Interi. /Telegrafi/