Lionel Messi gjatë karrierës së tij ka shënuar qindra gola me Barcelonën dhe Argjentinën, duke i festuar pothuajse të gjitha.
Por, është vetëm një gol që gjashtë herë fituesi i topit të Artë nuk e kishte festuar dhe kishte një arsye të fortë.
Është goli ndaj River Plates në vitin 2015, kur Blaugranasit luanin me ekipin argjentinas në finalen e Botërorit të Klubeve.
Pikërisht atë ndeshje shënonte 32-vjeçari, i cili ndryshe nga gjithë herët e tjera, i kërkoi falje tifozëve të River Plates.
Messi kishte treguar pas ndeshjes se përse nuk e kishte festuar golin, madje u kishte kërkuar falje tifozëve kundërshtarë.
“Isha unë argjentinasi që shënoi golin dhe shkatërroi gjendjen e tyre shpirtërore dhe entuziazmin. Unë nuk e di nëse ata e pranuan faljen, por unë me të vërtetë e pashë të nevojshme të kërkoja falje”, kishte thënë Messi në atë kohë.
Pamje kanë treguar se argjentinasi nuk dëshironte t’i pikëllonte bashkëkombësit të tj, mirëpo që duhej bërë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Y2ahMRON7cA