Site icon Telegrafi

Messi: Isha i bindur për të vazhduar, nuk e kam mashtruar kurrë askënd

Lionel Messi ka dalë në konferencë për shtyp ku po flet për largimin nga Barcelona.

Ikona e katalunasve ka qenë i emocionuar derisa nuk ka mundur t’i ndalë lotët në fillim të konferencës.

Ai ka thënë kishte darkuar me presidentin Joan Laporta dhe se ishin dakord për të vazhduar bashkëpunimin.

“Realiteti është se kur ndodhen zgjedhjet unë shkova për të ngrënë me presidentin dhe ne biseduam e aty u binda për të vazhduar, pasi edhe ai donte”.

“Ne ramë dakord dhe nuk kishim asnjë problem. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi dhe nuk mund të ndodhte. Ne tashmë e dinim se çfarë kishim planifikuar të bënim”, tha Messi.

Gjeniu argjentinas tha se kurrë askënd nuk e ka mashtruar sa i përket kontratës së re, pasi gjithmonë ka qenë i sinqertë me klubin.

“Ne të gjithë ishim të bindur se gjithçka ishte rregulluar. Nga ana ime isha gjithmonë i sinqertë dhe nuk e mashtrova kurrë askënd”, tha Messi i emocionuar. /Telegrafi/

Exit mobile version