Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, është lënë jashtë Përfaqësueses së Argjentinës për ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës.
Trajneri në Jorge Sampaoli në sulm përveç Linel Messit, ka ftuar edhe Sergio Agueron dhe Mauro Icardin.
Për këtë të fundit është hera e parë që nga debutimi i tij në 2013, ku ai luajti për 10 minuta në kualifikimet për Kupën e Botës dhe kështu ia pamundësua atij të luajë për Përfaqësuesen e Italisë.
Treshja e lartpërmendur dhe lojtarët tjerë tashmë kanë filluar stërvitjen për ndeshjen ndaj Uruguait dhe Venezuelas, ndërsa Argjentina aktualisht është në vendin e pestë në tabelë.
Skuadra e plotë:
Portierët: Sergio Romero (Manchester United), Nahuel Guzman (Tigres), Geronimo Rulli (Real Sociedad).
Mbrojtësit: Javier Mascherano (Barcelona), Nicolas Otamendi (Manchester City), Gabriel Mercado (Sevilla), Federico Fazio (Roma), Nicolas Pareja (Sevilla).
Mesfushorët: Angel Di Maria (Paris Saint-Germain), Ever Banega (Sevilla), Lucas Biglia (AC Milan), Javier Pastore (Paris Saint-Germain), Augusto Fernandez (Atletico Madrid), Eduardo Salvio (Benfica), Marcos Acuna (Sporting), Manuel Lanzini (West Ham), Leandro Paredes (Zenit St Petersburg), Guido Pizarro (Sevilla).
Sulmuesit: Lionel Messi (Barcelona), Sergio Aguero (Manchester City), Paulo Dybala (Juventus), Joaquin Correa (Sevilla), Mauro Icardi (Internazionale). /Telegrafi/