Site icon Telegrafi

Messi “humb rrugën në oborr”, Bonucci ia ‘tregon’ daljen

Juventus ka deklasuar Barcelonën me rezultat 3-0 në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

E menjëherë pas takimit Leonardo Bonucci është parë teksa bisedon me yllin e Barçë, Lionnel Messi.

Por, në rrjetet sociale po vazhdon të ironizohet me lojtarët katalonase gjersa ka ardhur një përgjigje interesante në lidhje me bisedën mes kësaj dyshe, transmeton Telegrafi.

“Ai i ka treguar argjentinasit daljen e stadiumit”, komentojnë lexuesit në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Karikatura e ditës: Zonja e Vjetër rreh fëmijët e llastuar të Barcelonës (Foto)

Theksojmë se takimi i dytë mes këtyre dy klubeve do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme (19 prill) në Nou Camp. /Telegrafi/

Exit mobile version