Telegrafi

Messi i gjakosur, barazon rezultatin ndaj Realit (Foto/Video)

Barcelona ka barazuar rezultatin ndaj Real Madridit në El Clasico.

Pas golit nga Casemiro (28’) erdhi edhe goli i barazimit nga Lionel Messi. Argjentinasi shënoi në minutën e 33-të pas asistimit nga Ivan Rakitic.

Vlen të theksohet se Messi është duke luajtur i gjakosur pasi mori një goditje në gojë nga Marcelo dhe në momentin e golit e kishe fashon në dorë, që kohë pas kohe e përdore për të ndalur gjakun që i rrjedh. /Telegrafi/