Lionel Messi thuhet se është i gatshëm të paguajë deri në katër milionë euro për të liruar Ronaldinhon dhe vëllain e tij nga burgu.
Legjenda braziliane është arrestuar ditë më parë nga Paraguai shkaku që ishte futur në shtetin e tyre me pasaportë fale.
Ish-anëtari i Barcelonës dhe Milanit po qëndronte në jahtin e tij në brigjet paraguaiane, derisa ishte arrestuar nga autoritetet e vendit për hyrje ilegale.
Kështu, Ronaldinho ka disa ditë që po qëndron në burg dhe ish-bashkëlojtari i tij te katalunasit, Messi po paguan avokatë që të nxjerrë atë nga burgu.
Mediat spanjolle raportojnë se 32-vjeçarido t’i paguajë katër milionë euro, vetëm që braziliani të lihet në liri së bashku më vëllain e tij.
Kujtojmë se Ronaldinho mund të qëndrojë në burg deri në gjashtë muaj, pasi aq zgjasin hetimet në Paraguai. /Telegrafi/