Lionel Messi beson se Barcelona do të ketë përball një Real Madridit të fortë në El Clasicon e parë të sezonit 2019/20.
Messi ka tashmë mendjen tek El Clasico e parë e sezonit me Realin më 18 dhjetor dhe nuk ka dyshim se ndeshja përsëri do të jetë thelbësore në garën për tituj.
“Unë pres një Real Madrid shumë të fortë. Ata e kanë treguar atë në ndeshjet e fundit, në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Messi.
“Barcelona kundër Real Madridit dhe Real Madrid kundër Barçës janë gjithmonë ndeshje speciale”.
“Nuk ka rëndësi se si arrijnë skuadrat, megjithëse është e vërtetë që ne të dy klubet po kalojmë në një formë të mirë”, përfundoi argjentinasi.
Para kësaj përplasje me Mbretërit, Barcelona do të përballet me Real Sociedadin në La Liga të shtunën. /Telegrafi/