Lionel Messi ka fituar ‘Këpucën e Artë’, si golashënuesi më i mirë në Evropë.
Ndër tjera, ylli argjentinas ka folur edhe për rivalin e tij, portugezin Cristiano Ronaldo.
Dy futbollistët janë më të mirët në botë dhe kanë ndarë opinionin sportiv se cili është më i miri.
Argjentinasi ka folur për marrëdhënien e tij me Cristiano Ronaldon duke thënë se takohen vetëm në raste të ndonjë ceremonie.
“Nuk është se kemi marrëdhënie, sepse ne flasim vetëm kur takohemi në raste ceremonish”.
Messi dyshon nëse do të mund të ishin shokë me Ronaldon
“Gjithsesi, nuk e di a do të mund të ishim shokë bashkë”, deklaroi Messi për Ronaldon.
Si Messi ashtu dhe Ronaldo, janë dy prej futbollistëve më të mirë të planetit.
Aktualisht, të dy e kanë fituar nga katër herë Këpucën e Artë, ndërsa Messi ka fituar pesë Topa të Artë, kundrejt katër të Ronaldos. /Telegrafi/