Site icon Telegrafi

Messi flet pas thyerjes së rekordit të Peles: Kurrë nuk e ka menduar se do të thyej ndonjë rekord

Lionel Messi arriti të thyente rekordin e Peles për më së shumti gola për një klub të vetëm, në fitoren ndaj Real Valladolidit, duke realizuar golin e 644-të në karrierë.

Ylli argjentinasi javën e kaluar barazoi rekordin e legjendës braziliane në 643 gola, derisa të martën mbrëma rrëmbeu pozitën e parë.

Për këtë të arritur, 33-vjeçari e ka pranuar se asnjëherë nuk e kishte menduar se do të thyente ndonjë rekord në karrierën e tij.

Lexo po ashtu Messi thyen rekordin e Peles për më së shumti gola për një klub të vetëm

“Kur fillova të luaja futboll, asnjëherë nuk kam menduar se do të arrija të thyeja ndonjë rekord”, ka thënë Messi pasi theu rekordin e Peles.

“Unë vetëm mund të falënderoj të gjithë bashkëlojtarë që më kanë ndihmuar ndër vite, familjen time dhe shokët e mi që më kanë mbështetur çdo ditë”.

Lexo po ashtu Historia e transferimit të Messit te Barça nëpërmjet një pecete: Flasin njerëzit që qëndruan pas transferimit më të madh të bërë ndonjëherë

“Është një gjë e jashtëzakonshme për të arritur këto gjëra dhe natyrisht se më kanë bërë të punoj më fort, por sërish them se kjo është meritë edhe e bashkëlojtarëve”, ka shtuar më tej gjashtë herë fituesi i Topit të Artë.

Pele kishte shënuar 643 gola për Santosin gjatë karrierës së tij, derisa Messi tani ka një më shumë se ai, duke bërë që të vendos rekord historik. /Telegrafi/

Exit mobile version