Rreziku kryesor kur Barcelona do të vizitojë Santiago Bernabeu do të vijë padyshim nga Lionel Messi, ashtu siç ka ndodhur shpeshherë në të kaluarën.
Numri 10 i Barcelonës gëzon aq shumë gola në shtëpinë e Real Madridit saqë 14 prej 24 golave të tij kundër Los Blancos vijnë nga Bernabeu, duke shënuar më shumë sesa Camp Nou.
Të gjitha filluan më 2 maj 2009, kur ai shënoi dy herë në sezonin e parë nën drejtimin e Pep Guardiola në një fitore 6-2 që do të jetojë gjatë në kujtesë.
Herën tjetër që ai shënoi në Bernabeu ishte në sezonin e ardhshëm, pasi mori topin nga Xavi, para se të kalonte Raul Albiolin dhe duke shënuar nën këmbët e Iker Casillasit në ndeshjen e fituar 2-0.
Në sezonin 2010/11, të dy klubet u takuan brenda vetëm disa ditësh dhe ai shënoi në ligë nga pika e penalltisë dhe në Ligën e Kampionëve i la shumë mbrojtës të Real Madridit “të vdekur” me golin e tij më të mirë deri më sot në fushën e Madridit.
Ai gjithashtu shënoi në sezonin 2011/12, duke kaluar Pepen dhe Casillasin përsëri, por ai u desh të priste deri në ndeshjen e Superkupës së Spanjës më vonë për të shënuar sërish nga një goditje e lirë, megjithëse nuk ishte e mjaftueshme për të fituar titullin.
Goli i ardhshëm i ligës së Messit në Bernabeu erdhi në sezonin 2012/13, këtë herë duke mposhtur portierin Diego Lopez.
Në sezonin pasues, argjentinasi regjistroi het-trikun e dytë kundër rivalit të përjetshëm dhe të parit të tij në Santiago Bernabeu, me dy penallti që e ndihmuan në rrugën drejt një fitore me rezultat 4-3.
Megjithatë, pas kësaj fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë u përball me një pritje trevjeçare për të festuar përsëri një gol të tij në Bernabeu.
Por, ai gol ishte i vlefshëm, duke ardhur në fund të El Clasicos pasi ai shkëlqyeshëm shënoi golin e tij të dytë të kësaj ndeshje në momentet jetike e cila ua dhuroi një fitore të vështirë, ku gjatë festimit ua tregoi emrin e tij gjithë turmës.
Të shtunën, Messi kthehet me qëllim të shtimit të numrit prej 14 golave të tij në Bernabeu dhe, nëse ai e arrin atë, do të zgjasë edhe shifrat e tij për renditjen e tij për Pichichi. /Telegrafi/