Site icon Telegrafi

Messi është i lirë të bisedojë me çdo skuadër – Barcelona shpreson në mrekulli

Lionel Messi do të jetë lojtar i lirë në verën e këtij vit, pasi kontrata te Barcelona i skadon në qershor.

Ylli argjentinas bëri mjaftë bujë në verën e vitit të kaluar, pasi dorëzoi letrën për largim nga Blaugranasit.

Disi, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë arriti të bindej nga familja e tij që të vazhdonte qëndrimin në Camp Nou së paku edhe në këtë sezon.

Lexo po ashtu Lionel Messi shton zërat për një ribashkim të mundshëm me MSN-ën, argjentinasi zbulon se ata kanë një grup në WhatsApp

Manchester City, Inter dhe Paris Saint-Germain, janë skuadrat që e duan transferimin e 33-vjeçarit me të përfunduar ky edicion.

Citizens dhe parisienët janë duke e udhëhequr garën, derisa Nerazzurët mund të zmbrapsen nga paga e lartë që kërkon lojtari.

Lexo po ashtu Barcelona, City, Real Madrid dhe Atletico - Messi thyen heshtjen më në fund për të ardhmen e tij

Por, Messi është i lirë që nga tani të bisedojë me çdo skuadër për një transferim të  mundshëm, gjersa Barcelona po tenton të bind atë që të qëndrojë.

Pep Guardiola po e kërkon ribashkimin me të te Citizens, derisa Neymar e ka ftuar atë të luajnë së bashku në Parkun e Princave. /Telegrafi/

Exit mobile version