Telegrafi

Messi ende nuk ka arritur, por festa te tifozëve të PSG-së tashmë ka filluar para aeroportit të Parisit

Lionel Messi raportohet se për pak çaste do të niset për në Paris që të kompletojë kalimin te Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas tashmë është larguar zyrtarisht nga Barcelona dhe do të kalojë te gjiganti i Ligue 1 si lojtar i lirë.

Lojtari 34-vjeçar thuhet se do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me një pagë edhe më të mirë se sa ajo te Blaugranasit.

Lexo po ashtu Mes shumë emocioneve, Messi arriti të përshëndetet me tifozët e Barcelonës që po qëndronin jashtë Camp Nout

Tifozët e PSG-së tashmë janë mbledhur para aeroportit dhe para zareve të klubit, duke pritur arritjen e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

Mbrëmë kishte një alarm të rrejshëm se Messi tashmë kishte arritur në aeroportin e Parisit, duke bërë që qindra tifozë të grumbullohen para tij.

Lexo po ashtu Një veturë e parkuar dhe qindra tifozë prisnin të entuziazmuar për Messin – aeroporti francez i zhgënjen ata

Por, një njoftim nga stafi i aeroportit, u bë e ditur se argjentinasi nuk ka arritur aty dhe nuk do të ketë fluturime për të dielën mbrëma.

Sot, tifozët e PSG-së kanë marrë konfirmin se Messi do të jetë i pranishëm në zyrtar e klubit, për t’i kompletuar testet mjekësore dhe më pas të nënshkruajë kontratën. /Telegrafi/