Telegrafi

Messi e do Saulin te Barcelona

Messi - Saul (Getty Images)

Saul Niguez pëlqehet si bashkëlojtar nga ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Është folur shumë për një transferim të sulmuesit francez, Antoine Griezmann nga Atletico Madridi te Barcelona këtë verë.

Për transferimin e francezit është thënë se është arritur edhe marrëveshja mes dy palëve dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Lexo po ashtu Messi bëhet lojtari i pestë me më shumë fitore në histori të La Ligas, Casillas mbetet ende i pari  

Por, tani mediat spanjolle thonë diçka krejtësisht tjetër dhe nuk e lidhin francezin me gjigantin katalunas.

Messi dhe Saul gjatë një dueli (Getty Images)

Sipas medium spanjoll Diario Gol, është Saul Niguez që mund të transferohet në Camp Nou dhe jo Griezmann.

Ky medium pretendon se është ylli argjentinas i skuadrës, Messi, i cili dëshiron që Barcelona të nisë tratativat për transferimin e Saulit gjatë verës.

Lexo po ashtu Arsenali ëndërron transferimin e Saul Niguez

Ylli argjentinas ndjen se një mesfushori spanjoll do të ishte një shtesë e mirë sesa sulmuesi francez, pasi sipas tij Barcelona ka nevojë për përforcime në mesfushë.

Saul është ëndërr edhe e Arsenalit në Ligën Premier, ndërsa klauzola e tij peshon plot 150 milionë euro. /Telegrafi/