Saul Niguez pëlqehet si bashkëlojtar nga ylli i Barcelonës, Lionel Messi.
Është folur shumë për një transferim të sulmuesit francez, Antoine Griezmann nga Atletico Madridi te Barcelona këtë verë.
Për transferimin e francezit është thënë se është arritur edhe marrëveshja mes dy palëve dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Por, tani mediat spanjolle thonë diçka krejtësisht tjetër dhe nuk e lidhin francezin me gjigantin katalunas.
Sipas medium spanjoll Diario Gol, është Saul Niguez që mund të transferohet në Camp Nou dhe jo Griezmann.
Ky medium pretendon se është ylli argjentinas i skuadrës, Messi, i cili dëshiron që Barcelona të nisë tratativat për transferimin e Saulit gjatë verës.
Ylli argjentinas ndjen se një mesfushori spanjoll do të ishte një shtesë e mirë sesa sulmuesi francez, pasi sipas tij Barcelona ka nevojë për përforcime në mesfushë.
Saul është ëndërr edhe e Arsenalit në Ligën Premier, ndërsa klauzola e tij peshon plot 150 milionë euro. /Telegrafi/