Telegrafi

Messi: Më e lehtë është të fitosh në Bernabeu se sa në Camp Nou ndaj Realit

Lionel Messi ka thënë se për ta është shumë e lehtë të fitojnë në Santiago Bernabeu para përballjes në El Clasico.

Barcelona do të jetë nikoqir i Barcelonës në derbin që zhvillohet nesër (18 dhjetor) në kuadër të javës së 17-të në Camp Nou nga ora 20:00.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka sqaruar se në Bernabeu ata kanë më shumë hapësira dhe madrilenët sulmojnë më shumë.

Santiago Bernabeu – stadiumi i Real Madridit

“Kur ne luajmë në Santiago Bernabeu, ne kemi më shumë hapësira. Ata na sulmojnë më shumë neve sepse e kanë detyrim si ekip pritës”, ka thënë 32-vjeçari.

“Në Camp Nou, ata luajnë një lloj tjetër të ndeshjes, duke pritur në mbrojtje, janë të afërt në mbrojtje dhe presin kundërsulme sepse kanë lojtarë shumë të shpejtë në sulm”.

“Në Bernabeu, ne luajmë 90 minuta të barabartë. Këtu ndeshjet bëhen më të mbyllura dhe më të komplikuara”, ka shtuar më tej ai.

Messi bëri më dije gjatë kësaj interviste se mungesa e Cristiano Ronaldos në këtë derbi është e ndjeshme dhe se Eden Hazard nuk mund ta zëvendësojë portugezin që luan tani te Juventusi. /Telegrafi/

Camp Nou