Kur Lionel Messi prezantoi koleksionin e tij me fanellat e lojtarëve që kishte ndërruar gjatë karrierës së tij, u panë shumë lojtarë të mëdhenj që kishin luajtur me të dhe kishin ndërruar fanellat.
Aty kishte emra të mëdhenj si Francesco Totti, Thierry Henry, Raul e shumë të tjerë.
Por jo çdo fanellë ishte e yjeve të mëdha. Afër fanellave të Yaya Toures, Raulit dhe Philipp, ishte një fanellë e lojtarit të Ajaxit, Nicolai Boilesen, që tani luan në Copenhagen.
Mbrojtësi danez u ndje i nderuar që Messi e ka ruajtur fanellën e tij dhe u detyra ta bëjë të njëjtë gjë edhe vet.
Boilesen mori fanellën katër vite më parë dhe e vuri në mur të enjten.
Danezi ka shkruar në Instagram dhe e ka shoqëruar më një foto. “‘I detyruar ta vejë edhe unë në mur tani. Më e mira që kam bërë. Nuk kam dhomë si të shtrenjtë”, ka shkruar Boisen.
Lojtari e kishte takuar dy herë Messin në ndeshje me Ajaxin.
Në ndeshjen që Boilesen e kishte ndërruar fanellën Messi kishte shënuar dy gola dhe ndeshja ishte mbyllur me rezultat 2-0. /Telegrafi/