Lionel Messi është një emër që do të diskutohet shumë gjatë 12 muajve të ardhshëm. Përveç kalimit të këtij sezoni me Paris Saint-Germain, ai gjithashtu do të udhëheqë Argjentinën në Kupën e Botës në Katar. Për më tepër, kontrata e tij gjithashtu do të përfundojë verën e ardhshme.
Sipas Diario Sport, përfundimi i kontratës me PSG-në do ta tërheq vëmendjen e Barcelonës, e cila thuhet se dëshiron të bëjë një lëvizje për të rikthyer lojtarin veteran në Camp Nou, dy vjet pasi ai u detyrua t’i jepte klubit një lamtumirë mes lotësh.
Por, pavarësisht vendosmërisë së tyre për të rikthyer Messin për një lamtumirë më të përshtatshme, kuptohet se argjentinasi është i fokusuar te Katari.
E ardhmja e tij në klub është dytësore për të në këtë pikë të karrierës së tij.
35-vjeçari ka një shans real për të imituar të ndjerin, legjendën Diego Maradona dhe më në fund të ngrit Kupën e Botës në Lindjen e Mesme më vonë këtë vit dhe kjo mund të jetë mundësia e tij e fundit.
Vetëm pas kësaj ai do të marrë një vendim se ku do të luajë futboll apo në cilin klub gjatë sezonit 2023/24. /Telegrafi/