Telegrafi

Messi e fitoi El Clasicon duke ecur, në 83 për qind të kohës ai nuk ka vrapuar fare (Foto)

Lionel Messi ishte njëri nga lojtarët më vendimtarë në ndeshjen e së shtunës në El Clascico.

Ai shënoi një gol dhe asistoi një herë në fitore 3-0 ndaj Real Madridit.

Por ajo që bie në sy është se Messi mund të jetë vendimtar edhe pa vrapuar pothuajse fare në këso ndeshjesh.

Në 83.1 për qind të ndeshjes argjentinasi vetëm ka ecur!

Në 10.8 për qind ka ka vrapuar me intensitet normal, ndërsa me 4.95 ai ka vrapuar normalisht.

Grafika e Messit në ndeshje

Vetën në 1.15 ai bërë sprint (shpejtësi maksimale), që ka arritur deri në 30 km/h.

Këto statistika janë dhënë nga ‘El Periodico’, që e ka analizuar ndeshjen në 90 minuta.

Vrapimi i tij i vogël ka edhe kuptim, pasi ngarkesa për yllin e Barcelonës është e madhe, pasi ai është i vetmi lojtar i Barcelonës që ka zhvilluar çdo minutë në La Liga. /Telegrafi/