Megjithëse 2016-ta ishte tërësisht vit i suksesshëm për Cristiano Ronaldon, fillimi i vitit të rri duket se është i vështirë për fituesin në fuqi të ‘Topit të Artë’.
E përditshmja katalanase Mundo Deportivo së fundmi ka bërë një krahasim për muajin e parë të vitit 2017 mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Ashtu siç mund t’i shihni në statistikat më poshtë argjentinasi ka bërë performancë të shkëlqyer krahasuar me muajin e dobët të Ronaldos.
“Messi në 8 ndeshje ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste, ndërsa Ronaldo në 6 ndeshje ka shënuar 4 gola dhe vetëm 1 asist”, shkruan Mundo Deportivo.
Gjithashtu kjo gazetë vendos në dukje notat e dy lojtarëve pas ndeshjeve ku Messi ka një mesatare (7.5-7.9) ndërsa Ronaldo nuk e tejkalon notën (5.8).
Kujtojmë që së fundmi Ronaldo për shkak të formës së dobët është vërshëllyer edhe nga tifozët në “Santiago Bernabeu”.