Telegrafi

Messi dhuron spektakël, Argjentina fiton me lehtësi dhe kalon në gjysmëfinale të Copa America

Lionel Messi ka vazhduar shkëlqimin në Copa America me Kombëtaren e tij Argjentinën.

Argjentinasit kanë marrë fitore të thellë 3-0 në çerekfinale të kësaj gare ndaj Ekuadorit, në një ndeshje ku shkëlqeu kapiteni Messi.

Gjeniu argjentinas asistoi në dy golat e parë dhe shënoi një gol spektakolar për këtë triumf të vendit të tij.

Goli i parë u shënua në minutën e 40-të, kur Messi asistoi te De Paul i cili nuk e pati të vështirë të shënoi për 1-0.

Argjentina golin e sigurisë e shënoi gjashtë minuta para fundit, kur Lautaro Martinez realizoi pas një tjetër asistimi nga Messi.

E krejt në minutën e fundit, për ta mbyllur një ndeshje spektakolare, Messi shënoi nga gjuajtja e lirë për 3-0.

Ndeshja tjetër çerekfinale u zhvilluames Uruguait dhe Kolumbisë, ku nuk kishte fitues në kohën e rregullt dhe shtesë 0-0.

Pas ekzekutimit të penalltive, ishte Kolumbia që fitoi 2-4 dhe kësisoj do të përballet me Argjentinën në gjysmëfinale. /Telegrafi/