Site icon Telegrafi

Messi dhuron 400 mijë euro për fëmijë

Lionel Messi ka treguar përsëri anën e tij të butë duke dhuruar plotë 400 mijë euro për fëmijët me nevojë.

Ylli i Barcelonës dhe i Argjentinës, Lionel Messi ka bërë një gjest mjaft njerëzor, duke dhuruar 400 mijë euro nga pasuria e tij e majme për fëmijët në nevojë.

Messi e ka bërë këtë dhurim nëpërmjet një televizioni në Argjentinë gjatë një emisioni të titulluar “Një zemër për fëmijët”, transmeton Telegrafi.

Messi nuk ka qenë i pranishëm personalisht, por nëpërmjet përfaqësuesit të tij ka deklaruar shumën e dhënë për fëmijët në nevojë në vendlindjen e tij.

Siç dihet UNICEF është partner i Barcelonës dhe nismëtare e projektit “Një zemër për fëmijë”. /Telegrafi/

Exit mobile version