Lionel Messi mund të mos ketë shënuar për ndeshjen e tretë me radhë, por në përballjen e fundit ndaj Real Betis, ai asistoi tri herë, duke e ndihmuar ekipin që të dal fitues me rezultat 3-2.
Argjentinasi nuk është vetëm golashënuesi më i mirë në kampionat me 14 gola, por ai gjithashtu ka dhënë më së shumti asistime 11, duke qenë prezent në 25 gola të Barcelonës në La Liga këtë sezon.
Në fakt, e vetmja ndeshje më parë që Messi dha tre asistime ishte në edicionin 2015/16 kundër Getafes.
Megjithatë, Messi nuk është i vetmi lojtar në Evropë (pesë ligat më të fortë) që tashmë ka shifra të dyfishtë në lidhje me golat dhe asistime, pasi aty është edhe ylli i Borussia Dortmund, Jadon Sancho.
19-vjeçari ishte bërë lojtari i parë nga Bundesliga, Serie A, Liga Premier, Ligue 1 dhe La Liga që e arriti këtë shifër këtë sezon.
Sancho ka siguruar 13 asistime dhe ka shënuar 12 gola në edicionin 2019/20, ndërsa ka vetëm dy asistime më pak se lojtar i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne (15 asistime dhe ka shënuar shtatë gola).
Angel Di Maria (11 asistime dhe tetë gola) po ashtu është në valle me Messin, Sanchon dhe De Brynen.
Sancho dhe Messi, të rregullt me statistika të tilla
Arritja e kësaj nuk është asgjë e re as për Sanchon dhe as për Messin.
Anglezi e mbylli edicionin e shkuar me 14 asistime dhe 12 gola, kështu që këtë vit është afër që t’i tejkalojë shifrat e tij.
Që kur e bëri debutimin e tij në sezonin 2004/05, kapiteni i Barcelonës ka qenë në gjendje të regjistrojë këso shifrash, sa i golave dhe asistimeve, duke e arritur në 12 raste.
Rekordi personal i Messit erdhi në sezonin 2011/12 pasi ishte i përfshirë në 66 gola të Barcelonës, pasi kishte regjistruar 16 asistime dhe 50 gola. /Telegrafi/