Telegrafi

Messi dhe Ronaldo në garë për një rekord të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve është rikthyer dhe bashkë me të edhe dueli i dy futbollistëve më të mirë në botë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do ta vazhdojnë betejën për ta thyer një rekord të madh në Ligën e Kampionëve.

Si argjentinasi ashtu edhe portugezi, janë në garë për të arritur numrin magjik prej 100 golave në Ligën e Kampionëve.

Aktualisht Ronaldo kryeson me 95 gola të shënuara, ndërsa Messi ka dy gola më pak 93.

Kujtojmë që Messi do të ketë punë me PSG-në sonte, ndërsa Ronaldo me Realin do të jenë nikoqir të Napolit nesër mbrëma. /Telegrafi/