Lajmet e fundit që vijnë nga Spanja bëjnë me dije se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të marrë pjesë e finales së Copa Libertadores, mes Boca Juniors dhe River Plates.
River Plate dhe Boca Juniors do të përballen në Bernabeu të dielën, pasi ndeshja kthyese, që është dashur të zhvillohet në El Monumental, nuk do të zhvillohet aty për shkak të dhunës së tifozëve.
Ndeshja e parë u mbyll 2-2.
Juventusi luan me Interin të premten dhe AS raporton se Ronaldo do të kthehet në Madrid për herë të parë pas transferimit të tij në verë.
Ndërkohë, Barcelona luan kundër rivalëve të qytetit Espanyol të shtunën, dhe Messi do të shkojë për të parë ndeshjen të nesërmen.
Gazeta AS beson se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez dëshiron t’i vendosë të dy bashkë si një shenjë respekti për arritjet e tyre gjatë dekadës së fundit apo më shumë.
Ronaldo dhe Messi janë konsideruar si lojtarët më të mirë të botës për shumë vite.
CR7 është golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, me Messin që është i dyti.
Ata e kanë fituar të dy Topin e Artë nga pesë herë, dhe kanë shënuar të paktën mbi 40 gola në çdo sezon që nga viti 2009-10. /Telegrafi/