Lionel Messi dhe Neymar Jr. janë takuar së bashku në stadiumin Mineirao, në Belo Horizonte, këtë mëngjes.
Pasi përfundoi ndeshja gjysmëfinale e Copa America, ku 2-0 fitoi Brazili, O Ney ka hyrë në zonën e dhomave të veshjes dhe ka pasur një takim me 10-shin e Albiceleste.
‘O Ney’ e ka inkurajuar mikun e tij, pas humbjes së dhimbshme dhe të dy kanë qëndruar vetëm, për disa minuta.
Ky nuk është një takim i rastësishëm, pasi ende po vazhdohet të flitet për kalimin e lojtarit nga PSG re Barcelona, që po negociojnë transferimin e sulmuesit.
Takimi ka shkuar mirë i dy yjeve, të cilët, nëse gjithçka shkon sipas planit, mund të bashkohen përsëri këtë verë në Camp Nou.
Prania e Neymar Jr në Mineirao ishte planifikuar dhe konfirmuar. Ai është duke u rikuperuar nga lëndimi në ligamentin e djathtë të kyçit.
Siç shkruajnë mediat spanjolle, Neymar ia ka konfirmuar dëshirën Messit që të kthehet përsëri në Barcelonë.
Në anën tjetër edhe Messi e ka pritur mirë këtë, duke i treguar se të gjithë lojtarët janë pro një rikthimi të tij. /Telegrafi/