Site icon Telegrafi

Messi dhe Griezmann nuk e ‘duan’ njëri-tjetrin, këtë e dëshmojnë edhe statistika dhe ndeshja e fundit

Barazim 0-0 kundër Slavia Pragës në Camp Nou ishte ndeshja e fundit ku u pa se Antoine Griezmann dhe Lionel Messi nuk janë të lidhur mes veti.

Shpresa e madhe e Josep Maria Bartomeu ishte që ardhja e Griezmann do të forconte shanset e skuadrës në Evropë, duke krijuar një treshen që ishte dikur mes Neymar, Luis Suarez dhe Messit.

E marta ishte shembulli i fundit që Messi dhe Griezmann nuk e duan njëri-tjetrin, dhe është një ilustrimi më i mirë që ka skuadra aktualisht.

Kishte vetëm katër pasime mes dyshes, tre prej të cilave erdhën nga Messi te francezi, dhe e gjithë kjo vjen pasi Griezmann e pranoi se dyshja nuk kanë ende mirëkuptim mes veti në fushë.

Në katër ndeshjet e Ligës së Kampionëve ka pasur vetëm 18 pasime mes tyre.

Suarez është padyshim partneri i preferuar i Messit; ata janë të kënaqur me njëri-tjetrin dhe janë afër fushës, dhe kjo tregon edhe në Champions ku kanë kompletuar 32 pasime.

Madje në ndeshje me, Slavian Griezmann ishte në një pozitë shumë të mirë, por Messi nuk pasi dhe gjuajti vetë, duke e goditur vetëm shtyllën. /Telegrafi/  

 

Exit mobile version