Site icon Telegrafi

Messi dhe Griezmann bëjnë që plani Depay te bie te Barcelona – disa nga arsyet pse klubi katalunas nuk do të blejë në dimër

Përforcimet në sulm ka qenë një nga përparësitë që Ronald Koeman i kishte kërkuar Barcelonës, dhe emri më shumë i pritur ka qenë ai i sulmuesit të Lyonit, Memphis Depay.

Por forma aktuale e Lionel Messi dhe Antoine Griezmann mund të vendosë këtë gjë në plan të dytë.

Në dy ndeshjet e fundit, kundër Athletic Bilbaos dhe Granadas, Messi dhe Griezmann kanë shënuar gjashtë gola.

Golat nga mesfusha

Koeman ka folur në disa raste rëndësinë e mesfushës dhe adaptimin e tyre në sulm.

Javët e fundit, kanë bërë që Pedri dhe Frankie de Jong të përmbushin dëshirën e tij duke shënuar edhe gola, me të dy që kishin gjetur rrjetën tashmë në vitin 2021.

Financat e klubit  

Forma sulmuese e Barcelonës mënjanë, klubi nuk kanë financa për të bërë blerje.

Depay është një kërkesë personale e Koeman, por disa anëtarë të bordit e shohin mbrojtësin e Manchester City, Eric Garcia si përparësi.

Kontratat e të dy lojtarëve skadojnë në verë, kështu që ekziston mundësia për një marrëveshje me kosto të ulët, por klubi nuk do të hedhë para kur mund t’i marrin lojtarët falas në verë.

Presidenti i ri

Një faktor tjetër që me gjasë do të përcaktojë nëse ka apo jo ndonjë aktivitet në këtë afat transferimi janë zgjedhjet presidenciale të klubit, të planifikuara përkohësisht për 24 janar.

Koeman do t’i kushtojë vëmendje të madhe rezultateve.

Bonusi i Messit

Kontrata që Messi nënshkroi në vitin 2017 i dha atij një pagë vjetore bruto prej 100 milionë euro, por gjithashtu përcaktoi dy pagesa besnikërie prej 39 milionë euro, njëra prej të cilave tashmë është paguar pas vonesave të ndryshme.

E dyta do të paguhet në fund të sezonit, kur kontrata e Messit do të skadojë. /Telegrafi/

Exit mobile version