Telegrafi

Messi dhe De Jong po luajnë me zjarrin: Janë shumë afër suspendimit para El Clasicos

Barcelona ka arritur në momentin vendimtar të sezonit dhe atë në një formë të shkëlqyeshme ku ka mundësinë që të sigurojë një trofe në La Liga, por për ta bërë këtë ata kanë nevojë për lojtarët e tyre kryesorë.

Kur kanë mbetur edhe tri ndeshja larg El Clasicos, dy lojtarët kryesorë të Ronald Koeman janë vetëm një karton të verdhë larg pezullimit.

Frenkie de Jong dhe Lionel Messi aktualisht kanë të dy nga katër kartonë të verdhë, një larg nga pezullimi për një ndeshje.

Të dielën, Barcelona përballet me Real Sociedadin dhe pas pushimit të kombëtareve do të përballet me Real Valladolidin.

Nëse ndonjëri shmang një karton të verdhë në San Sebastian, por më pas ndëshkohet në ndeshjen kundër Real Valladolid, ata do të humbasin El Clasicon.

Një ndeshje që asnjë lojtar nuk do të dëshironte kurrë ta humbasë, pasi edhe rëndësia kësaj radhe është e madhe, ku flitet për titullin në La Liga.

Dy lojtarë të mëdhenj me shumë minuta

De Jong ka luajtur më shumë minuta se çdo lojtar tjetër në pesë ligat e mëdha.

Holandezi ka kompletuar 3,516 minuta deri më tani, ndërsa Messi nuk është shumë larg me 3,201 minuta.

Koeman e di rëndësinë e të dyve për sistemin e tij, veçanërisht të Leo Messit. /Telegrafi/