Telegrafi

Messi dhe Barca shkon në pushim me epërsi (Video)

Barcelona ka kaluar në epërsi kundër Juventusit në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në Camp Nou.

Në fund të pjesës së parë është thyer mbrojtja e Bianconerëve dhe Blaugranët kanë kaluar në epërsi.

I gjithë aksioni u ndërtua nga lojtari më i mirë i katalunasve, Lionel Messi.

Argjentinasi kombinoi me Luis Suarez dhe e çoi topin nën këmbët e Medhi Benatias që në fund u ndal në rrjetën e Gigi Buffon.

Me epërsi prej një goli, Barcelona shkoi në pushim. /Telegrafi/