Telegrafi

Messi dhe Banega, imazhi i dy miqve pas një ndeshje rivalizuese

Lionel Messi dhe Ever Banega u kapën në një foto që po quhet imazh ikonik pas ndeshjes mes Barcelonës dhe Sevillas të zhvilluar në Camp Nou.

Dyshja u fotografuan duke bërë një bisedë ndërsa ishin ulur në tunel pasi katalanasit regjistruan një fitore 4-0, duke e shfaqur thelbin e këtij sporti.

Miqësia e tyre sikurse atë që e jep si mesazh sporti, tejkalon çdo rivalitet në futboll.

Dyshja e njohin mirë njëri-tjetrin nga kombëtarja e Argjentinës dhe se vijnë nga Rosario, qytet ku kanë lindur të dy.

Të dy ishin në gjendje të rikthehen sërish të miq pas 90 minutave garë ashpër. /Telegrafi/