Lionel Messi pritet që brenda javës së ardhshme të kompletojë kalimin te Paris Saint-Germain.
Ylli argjentinas i dha lamtumirën Barcelonës pas 21 vitesh përmes një konferencë të organizuar të dielën në mesditë.
Mes lotëve, gjashtë herë fituesi i Topitë të Artë tha se nuk ishte dëshira e tij që të largohej, mirëpo kriza financiare që ka kapluar klubin, bëri që ai të largohej nga Camp Nou.
Tani, Fabrizio Romano raporton se 34-vjeçari dhe babai i tij nuk kanë fluturuar ende për në Francë, pasi po e studiojnë ofertën e PSG-së.
Sipas gazetarit të njohur, është çështje kohës kur Messi do të niset për në Paris, që të kompletojë kalimin.
Por, fillimisht çështja e kontratës duhet të zgjidhet dhe më pas t’i përfundojë testet mjekësore te klubi nga Ligue 1. /Telegrafi/
Leo Messi and his father Jorge were not planning to fly to Paris tonight. They’re still checking PSG official contract received today, together with lawyers. 🛫🇫🇷 #Messi
…it’s matter of time – Messi will soon plan his flight to Paris, once every contract detail will be fixed.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 8, 2021