Telegrafi

Messi dhe Antonela ndajnë një çast romantik nga pushimet

Antonella Roccuzzo dhe Lionel Messi (Foto: Instagram/antonelaroccuzzo)

Lionel Messi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe gjatë kësaj vere, por këtë herë jo për shkak të futbollit.

Superylli argjentinas është duke i shijuar pushimet verore me bashkëshorten e tij, Antonela Roccuzzo dhe fëmijët e tyre.

Partnerja e yllit të Barcelonës i ka shpërndarë disa fotografi në rrjetet sociale duke publikuar poza nga çastet e afrimitetit ndërmjet çiftit.

Në njërën prej fotografive, ata shfaqen në një moment romantik duke u puthur në perëndim të diellit.

Lexo po ashtu Messi dhe partnerja e tij ndajnë me fansat një fotografi nga plazhi

Teksa në fotografitë tjera, Messi dhe Antonela paraqiten duke u larë, pastaj në plazh, si edhe nuk mungojnë imazhet e fëmijëve të tyre.

Argjentinasi dhe gruaja e tij njihen që nga mosha pesëvjeçare, ndërsa e filluan lidhjen nga viti 2008, ndërsa e zyrtarizuan romancën një vit më pas. Çifti ka tre djem bashkë. /Telegrafi/