Javë më parë Copa America ka përfunduar me Brazilin që u shpall kampion.
Ky edicion i Copa America ka bërë më shumë zhurmë se herëve tjera, pasi futbollisti më i madh në Amerikën Latine, Lionel Messi nuk i ka kursyer akuzat.
Pas eliminimit nga Brazili dhe ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Kilit, Messi shpërtheu ndaj gjyqtarëve dhe gjithë Conmebolit.
Gjeniu argjentinas kishte deklaruar se Copa America është e korruptuar së bashku me gjyqtarët e pranishëm.
Ylli i Barcelonës tha se Conmebol po i ndihmonte Brazilit për tu shpallur kampion.
E pas këtyre akuzave të rënda, ka ardhur edhe dënimi për argjentinasin.
Conmebol e ka suspenduar atë me tre muaj, ndërsa Messi është dënuar edhe me një shumë prej 50 mijë eurove.
Kësisoj Messi do t’i humb tri ndeshje me Argjentinën, ndaj Kilit, Meksikës dhe Gjermanisë. /Telegrafi/