Telegrafi

Messi me deklaratë interesante para El Clasicos: Hazard nuk mund ta zëvendësojë Ronaldon

Lionel Messi ka dhënë një deklaratë interesante para ndeshjes me Real Madridin.

Barcelona do të jetë nikoqiri i Los Blancos për takimin në javën e 17-të, e që do të jetë edhe ndeshja kryesore.

32-vjeçari ka bërë një deklaratë që pak kush e ka pritur, duke thënë se Eden Hazard që nuk mund të luajë në këtë derbi, nuk mund ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon.

“Hazard ka shumë cilësi. Ai është futbollist ndryshe që di të sjellë jo stabilitet në mbrojtjen kundërshtare, por mendoj se ai është i ndryshëm nga Ronaldo, me karakteristika tjera”,  ka thënë argjentinasi.

Lexo po ashtu Ronaldinho: Messi nuk është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

“Është shumë e vështirë të zëvendësosh Ronaldon, por Hazard gjithashtu është një lojtar i mirë”, ka shtuar më tej gjashtë herë fituesi i Topit të Artë.

Belgu u transferua në Santiago Bernabeu në verën e këtij viti nga Chelsea për një shumë rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/