Site icon Telegrafi

Messi bleu shtëpinë e fqinjit sepse ishte i zhurmshëm

Ivan Rakitic pranon se kalon një kohë të gjatë në qendrat tregtare, sidomos në një vend që quhet Costelldefels, pasi kanë edhe aktivitete për fëmijë.

Ai nuk nguroi të zbulonte edhe një kuriozitet për sa i përket bashkëlojtari te Barcelona, Lionnel Messit.

“Nuk kam pasur probleme me komshinjtë, ashtu siç pati Messi në Castelldefels, ku iu desh të blinte shtëpinë e komshiut pasi bënte zhurmë në mënyrë që të rrinte i vetëm në atë zonë”, tha kroati, transmeton Telegrafi.

Mesfushori më pas krahason edhe dy regjione të ndryshme spanjolle, ato andaluziane dhe katalunase.

“Andaluzianët janë si kroatët, ata i bëjnë planet nga dita në ditë, nuk e kanë me të shpejtë, ndërsa katalanasit janë si zviceranë, nuk janë aq të hapur, ata e respektojnë njëri-tjetrin por gjithmonë me pak distancë”, përfundoi Rakitic. /Telegrafi/

Exit mobile version