Site icon Telegrafi

Messi blen shtëpi në Paris

Lionel Messi ka blerë një shtëpi të kushtueshme në Paris.

Kaq ka mjaftuar dhe shtypi francez ka ngritur pikëpyetjet e para për një kalim të mundshëm të tij me PSG-në.

Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, Mesi ka blerë në shtëpi në Paris me një shumë prej rreth 8,3 milionë eurosh.

Apartamenti ka një sipërfaqe prej 350 metra katror dhe ndodhet në lagjen ‘Montmorency’.

Banesa e re e tij përfshin një palestër, një sallë kinemaje private dhe për më tepër, është komshi me Thiago Silvën (PSG), i ardhur në Francë në vitin 2012.

Exit mobile version