Telegrafi

Messi bëri një ‘mashtrim’ të pabesueshëm ndaj portierit dhe një mbrojtësi të Betisit për të lejuar Griezmannin të shënojë në portën e zbrazët

Lionel Messi u inkuadrua në pjesën e dytë, por bëri një paraqitje superiore në fitoren e Barcelonës ndaj Real Betisit, ndërsa përveç dy golave, bëri edhe një lëvizje të bukur për të ndihmuar golin e Antoine Griezmann.

Barcelona ka fituar ndaj Real Betisit me rezultat të thellë 5-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në La Liga.

Golat e ndeshjes u shënuan nga Ousmane Dembele (22’), Antoine Griezmann (49’), Lionel Messi (61’, 82’) dhe Pedri (90’) për Barcën, ndërsa për Betisin shënuan Antonio Sanabria (45+) dhe Loren (73’).

Megjithatë, goli i shënuar nga ylli francez, Griezmann, mundet lirisht të mbajë firmën e Messit.

https://twitter.com/FBSkill/status/1325112426661105664

Messi bëri një lëvizje mashtruese të pabesueshme ndaj portierit dhe një mbrojtësi kundërshtar duke e lënë Griezmannin të vetëm për të shënuar në portën bosh.

Kjo lëvizje e Messit po vlerësohet lartë në rrjetet sociale, ndërsa ka shumë nga ta që besojnë se kjo ishte paraqitja më e mirë e argjentinasit këtë sezon. /Telegrafi/

https://twitter.com/Lionel10Team/status/1325112319500832768

https://twitter.com/Kazama_bcn/status/1325115568102526978