Telegrafi

Messi bëhet futbollisti me më së shumti trofe në histori të Barcelonës

Lionel Messi (Foto: Getty Images)

Lionel Messi është bërë lojtari më i suksesshëm në histori të Barcelonës pas triumfit në Superkupën e Spanjës ditën e diel.

Katalunasit u kthyen nga disavantazhi për ta mposhtur Sevillan në ndeshjen e zhvilluar në Marok.

Lionel Messi (Foto: Getty Images)

Si një pasardhës i Andres Iniestas për ta mbajtur shiritin e kapitenit, trofeun e Superkupës e ngriti pikërisht argjentinasi.

Lexo po ashtu Lajmet për MESSI

Ndërkaq, kjo ishte një tjetër arritje e madhe individuale në karrierën mahnitëse të 31-vjeçarit.

Ky ishte trofeu i 33-të për Messin në karrierën e tij si lojtar i Barcelonës, më shumë se cilido lojtar tjetër në histori të klubit.

Në këtë numër përfshihen edhe katër trofe të Ligës së Kampionëve, nëntë tituj të La Ligas, gjashtë Kupa të Mbretit, si edhe pesë Topa të Artë.

Messi iu bashkua Barcelonës si fëmijë në vitin 2001 nga Newell’s Old Boys, ndërsa në ekipin e parë nisi të luajë nga viti 2005. /Telegrafi/