Telegrafi

Messi apo Van Dijk – De Jong tregon se kush e meriton çmimin e më të mirit nga FIFA

Sonte do të mësohet emri i lojtarit më të mirë të vitit, ndryshe i njohur me emrin ‘The Best’ nga FIFA.

Tashmë është gjithçka gati që ceremonia të zhvillohet në Milano, derisa lojtarë, ish-lojtarë dhe trajnerë janë futur brenda në sallë.

Por, Frenkie de Jong është ndalur për të treguar favoritin e tij, derisa në listën e ngushtë janë Lionel Messi, Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo.

Lionel Messi (Foto: Goal.com)

Ylli i Barcelonës ka thënë se bashkëlojtari i tij është lojtari më i mirë në botë dhe për këtë nuk ka dyshime.

Lexo po ashtu Ronaldo nuk do të jetë prezent në ceremoninë e çmimit 'The Best' nga FIFA

“E kam thënë disa herë se Leo (Messi) është lojtari më i mirë në botë, për këtë nuk kam dyshime”, ka thënë mesfushori holandez.

“Van Dijk është një lojtar fantastik, mirëpo Leo është një lojtar që ka luajtur në këtë nivel të lartë për më shumë se një dekadë”, ka shtuar më tej De Jong. /Telegrafi/