Telegrafi

Mësoni se për cilin ekip futbollistik bëjnë tifo disa politikanë të Maqedonisë (Video)

Objektet hotelierike në Qendër të Shkupit, dje, ishin të mbushura me tifozë të klubeve të Manchester UTD dhe Real Madrid. Në mesin e tifozëve, ekipi i A1on ka zhvilluar intervista të shkurtëra edhe me zyrtarë dhe politikan të OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë një interviste me deputetin e OBRM-PDUKM, Krste Mukoski, u bë e ditur se ai është me Real Madrid-in. Kolegu i tij Dimitar Stevananxhija, është me Barcelonën por, shpreson të fitojë Manchester United.

Në pyetjen nëse pritshmëritë dhe parashikimet janë të njëjta në planin politik dhe në sport, ai pohoi pyetjen.

Në mesin e të intervistuarve, ishte edhe deputeti i OBRM-PDUKM, Zoran Ilioski, i cili ka bërë dje tifo me Real Madrid-in.

Drejtori i Arkivit Shtetëror, Filip Petrovski, ka refuzuar të jep deklaratë.

Anëtari i ri i Bordit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM i cili njëherë ishte edhe kryesuesi i protestave ‘Për Maqedoni të përbashkët’, Bogdan Ilievski, i cili tha se bën tifo për Barcelonën, kështu ka qenë çdoherë, kështu edhe tani.

Në pyetjen se çka do të kishte ndërruar më lehtë, partinë politike apo klubin, Ilievski është përgjigjur se nuk do ta ndërronte edhe partinë politike por as edhe klubin futbollistik.

Përndryshe, dje në ndeshjen e Super Cup 2017 që u zhvillua në Shkup, pësoi Manchester UTD kundër Real Madrid-it me rezultat 2:1. /Telegrafi/