Telegrafi

Mësoni detajet e para të ‘Audi A6 2017’

Kompania Audi ka filluar të publikojë detajet e modelit Audi A6 të vitit 2017.

I krijuar për “luftë” me Serinë 5 të BMW-së dhe Mercedes E-Class, Audi A6 i ri do të ketë teknologjinë më të lartë dhe sistemin gjysmë vet-vozitës, që mundëson vozitjen e veturës pa shofer deri në shpejtësinë 60 km/h, transmeton koha.net.

Sipas Autobild, kjo makinë do të vijë me disa lloje motorësh:

– Modeli i parë do të jetë 2.0-litër me katër cilindra.

– Modeli i dytë do të jetë 4.0- litër V8 TDI me 400 kuajfuqi.

– Model hibrid që ka motor 2.0 litër TSFI i kombinuar me motor elektrik që ka 122 kuajfuqi.

Gjenerata e ardhshme e Audi A6 raportohet se do të dalë në shitje në korrik të vitit 2017. /Telegrafi/